Lajme

Kurti: Në fund të këtij viti aplikojmë për statusin e vendit kandidat për BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz, pas takimit të tyre kanë mbajtur konferencë për media.

Gjatë kësaj konferencë, Kurti ka thënë se Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara nga të njëjtat synime e ideale.

“Gjermania dhe Kosova janë të bashkuara nga të njëjtat synime e ideale. Mijëra ushtarë gjermanë kanë shërbyer në Kosovë përgjatë këtyre dy dekadave e Gjermania është shtëpi e mbi 400 mijë shqiptarëve”, tha ai.

Ai gjithashtu ka thënë se kanë kaluar 23 vjet prej që Gjermania u bënë bashkë për ta ndaluar gjenocidin e Serbisë në Kosovë dhe i njëjti i është shprehur mirënjohës përjetë për solidaritetin dhe ndihmën.

“Gjermania ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm edhe në rindërtimin e Kosovës. Në takimin që patëm herën e fundit, ia prezantova Kancelarit të gjitha zhvillimet pozitive ekonomike në vitet e fundit. Sot e sigurova Kancelarin që Qeveria po vazhdon me reforma të rëndësishme. Sigurova atë se po punojmë për përmbushjen e reformave të nevojshme për anëtarësim në BE”, tha ai.

Kurti tha gjithashtu se në fund të këtij viti Kosova do të aplikojë për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE.

“Serbia po vazhdon të ofrojë zgjidhjet që në i ofrojmë. Kancelarin e njoftova për rëndësinë që Kosova i ofron Procesit të Berlinit”, tha tutje kryeministri.