Lajme

Kurti në Ditën e Kushtetutës: Përsos lirinë dhe të drejtat tona

Kryeministri, Albin Kurti në konferencë për media

Kushtetuta e Kosovës ka shënuar 14-vjetorin e saj dhe këtë ditë, Kryeministri, Albin Kurti e ka uruar.

Kurti përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kushtetuta jonë është një dokument i gjallë.

“Jo vetëm për të përsosur liritë dhe të drejtat tona, por edhe për të na ndihmuar të realizojmë potencialin tonë. Ajo që na bën të lirë nuk është mungesa e rregullave, por prania e drejtësisë”, ka shkruar Kurti.

14-vjet më parë është bërë miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovë.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

9 prilli në Kosovë është festë zyrtare.

Kushtetuta e Kosovës ka 14 kapituj dhe 162 nene, ku pjesa më e madhe saj rrjedh nga Plani i ish-presidentit Martti Ahtisaarit, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës./Shqip.com