Lajme

Kurti: Ndeshje më të bukur moti nuk kam parë, mikrofonat tash mund ti testojmë 3:2 3:2 jo 1-2, 1-2

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur pas ndeshje që Kosova ka fituar përball Irlandës së Veriut me rezultat 3:2, në një intervistë në Klan Kosova.

Ai ka thënë se moti nuk ka parë ndeshje më të bukur se sa ndeshja e sotme.

Kurti ka thënë se kapaciteti i stadiumit nuk është i mjaftueshëm.

“Nëse vazhdojmë të luajmë kështu si sonte unë mendoj që neve na nevojitet një stadium më i madh” ka thënë Kurti

Kurti po ashtu ka thënë se pas fitores së sotëm mikrofonat tash mund ti testojmë 3:2 e jo 1-2.

Ai po ashtu është shprehur se Kosova po paraqitet edhe në politikë edhe në sport shumë mirë./Shqip.com