Lajme

Kurti: Ndërhyrja e SHBA-ve ka siguruar mbijetesën e popullit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndërhyrja humanitare e SHBA-ve ka siguruar mbijetesën e popullit të Kosovës.

Siç raporton KosovaPress, Kurti këtë e tha në ceremoninë për kremtimin e Pavarësisë së SHBA-së të organizuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

“Në fund të shekullit të 20-të, ndërhyrja humanitare e udhëhequr nga SHBA-të e udhëhequr nga ideja e supremecisë së të Drejtave të Njeriut mbi sovranitetit shtetëror, do të siguronte mbijetesën e popullit të Kosovës”, tha Kurti.

Kurti tha se sot janë të përkushtuar në kërkimin e lumturisë për Kosovën pa dallime.

“Sot ne jemi të përkushtuar ndaj jetës, lirisë dhe kërkimit të lumturisë për vendin tonë, për rajonin tonë dhe më gjerë, pavarësisht nga raca, etnia, ngjyra, feja, bindjet politike, orientimi seksual ose çdo dallim tjetër real ose i perceptuar”.

SHBA-të shënojnë 264 vjetorin e pavarësisë së tyre nga Perandoria Britanike./Shqip.com