Lajme

Kurti: Nafta për bujqit do të jetë pa akcizë  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar edhe një herë për ndihmën që Qeveria e Kosovës ka vendosur ta jap për bujqit.

Shefi i Qeverisë përmes një postimi në Facebook ka dhënë detaje për subvencionimin që do ta përfitojnë bujqit.

“Duke mbajtur zotimin e dhënë para qytetarëve, po subvencionojmë çmimin e naftës për bujqit në vlerë prej 5 milionë euro. Nafta për bujqit do të jetë pa akcizë, pra e subvencionuar me 36 centë për litër”, ka shkruar Kurti.

Ilustrim

Gjithashtu Kurti ka treguar se subvencionim do të ketë edhe për plehërimin e tokës dhe dorëzimin e grurit në mulli.

“E në përputhje me vizionin tonë për bujqësi të qëndrueshme, që ofron ushqim të bollshëm dhe të sigurt për qytetarët e vendit, kemi ndarë buxhet afër 50 milionë euro për kategorinë e subvencioneve. Përveçse subvencionojmë hektarin me 150 euro, po aq japim edhe për plehërimin, ndërkaq çdo kilogram gruri që dorëzohet në mulli e mbështesim me 3 centë”, ka shkruar Kurti./Shqip.com