Lajme

Kurti mirëpriti delegacionin nga shteti i Iowa-s, diskutojnë për rritjen e investimeve në sektorin e energjisë, ekonomi, tregti dhe teknologji të informacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim delegacionin nga shteti i lowa-s.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për partneritetin e fortë dhe marrëdhënien speciale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s. Ai i falënderoi për mikpritjen gjatë vizitës zyrtare atj” , thuhet në njoftim

Foto nga takimi

Po ashtu u theksua potenciali për rritje të bashkëpunimit dhe u bisedua për krijimin e mundësive të reja për rritjen e investimeve në sektorin e energjisë, ekonomi, tregti dhe teknologji të informacionit, si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta.

Në emër të delegacionit të Iowa-s, ish gjenerali Orr u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë partneritet./Shqip.com