Lajme

Kurti mirëpritet në qytetin e Johnston, Iowa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në ShBa apo po vazhdon qëndrimin e tij në Iowa .

Ai u mirëprit në Qytetin e Johnston, nga Kryetarja e Qytetit Paula Dierenfeld. Nga viti 2013, Johnston është qyteti simotër i Pejës.

Para të pranishmëve, në fjalën e saj mikpritëse, Kryetarja Dierenfeld foli për historinë e qytetit të Johnston dhe historikun e marrëdhënieve me qytetin simotër të saj, Pejën.

Ndërkaq, në adresimin e tij, kryeministri Kurti u shpreh falënderues për mikpritjen që ka përjetuar në Ioëa dhe Johnston.

Kurti  tha se synimi jonë duhet gjithmonë të jetë që marrëdhëniet dhe bashkëpunimi ndërmjet Iowa-s dhe qyteteve të saj dhe shtetit të Kosovës dhe qyteteve të Kosovës të forcohen, thellohen dhe avancohen./Shqip.com