Lajme

Kurti: Mini-Shengeni nuk ka vizion për rajonin, Kosova shpreh zhgënjimin me BE-në për vizat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në “Forumin e Prespës” tha se Kosova e refuzon ashpër “Mini Shengenin” dhe se rajoni duhet t’i kthehet agjendës së Bashkimit Evropian.

Ai tha se kjo iniciativë nuk ka vizion për rajonin, shkruan SHQIP.

Kurti më tej, deklaroi se Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e Bashkimit Evropian për mos hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe së kjo është mesazh dekurajues për rajonin, edhe për Kosovën, si vend që i është mohuar liberalizimi i vizave.

“Republika e Kosovës e ndan zhgënjimin me vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut. Si vend që na është mohuar liberalizimin i vizave e kuptojmë zhgënjimin tuaj”, ka thënë Kurti sot në Samitin e Prespës.

Ai më tej, tha se Bashkimi Evropian po është e ngadaltë dhe mungon uniteti, por sipas tij, megjithatë është alternativa e vetme pasi i takojmë këtij rajoni.

“Në vend të vazhdojmë të ndjehemi të frustruar nga BE të pyesim veten çfarë ardhmërie dëshirojmë dhe si të arrijmë aty”, tha Kurti./SHQIP.com