Lajme

Kurti merr vendim për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, vendimi hynë në fuqi nga sot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marr vendim që Administrata Shtetërore që gjatë vitit 2022 të plotësoj kuotën për punësim  personave me aftësi të kufizuara. Këtë vendim ai e ka bërë të ditur në mbledhjen e sotme të ekzekutivit, dhe vendimi hynë në fuqi qysh sot. Në adresimin e tij kryeministri Kurti tha se shumë shpejt së bashku me Këshillin Ekonomiko-Social do të propozojnë edhe nivelin e pagës minimale.

Kurti tha se Administrata  Shtetërore gjatë vitit 2022 obligohet të plotësoj kuotën për punësim të personave me aftësi të kufizuara si dhe të sigurojnë qasje në institucione për këta persona.

“Lidhur me punësimin sot kam marr një vendim që obligon organet e Administratës Shtetërore që gjatë vitit 2022 të plotësojnë kuotën për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Po ashtu, organet e Administratës obligohen të ndërmarrin veprime për të siguruar qasje në institucione për të punësuarit me aftësi të kufizuara në pajtim me ligjin aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Vendimi ka hyrë në fuqi sot ndërsa, angazhimi ynë i përbashkët në përmbushje të këtij obligimi vazhdon çdo ditë“, u shpreh Kurti.

Po ashtu, kryeministri Kurti, theksoi se së  në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social së shpejti do të propozojnë nivelin e pagës minimale.

“E që punëtorëve pa dallim nga sektori ku punojnë tu mundësojmë jetë të dinjitetshme kemi filluar ndërmarrjen e  hapave të nevojshëm drejt përmbushjes së një zotimi tjetër tonin e që është rritja e pagës minimale. E projektligjin e përgatitur do të evitojmë të gjitha pasigurt ligjore ekzistuese  ndërsa  në koordinim me Këshillin Ekonomiko-Social së shpejti do të propozojmë nivelin e pagës minimale”, u shpreh kryemninistri Kurti./Shqip.com