Lajme

Kurti merr pjesë në festimin e 209-vjetorit të Kushtetutës së Norvegjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në festimin e 209- vjetorit të miratimit dhe nënshkrimit të Kushtetutës së Norvegjisë, në fjalën e tij, ai ka thënë se kjo Kushtetutë konsiderohet gjerësisht si një nga kushtetutat më liberale dhe demokratike në botë.

Me ftesë të Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në festimin e 209-vjetorit të miratimit dhe nënshkrimit të Kushtetutës së Norvegjisë.

Në fjalën e tij për nder të kësaj dite, siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti ka thënë se kjo Kushtetutë konsiderohet gjerësisht si një nga kushtetutat më liberale dhe demokratike në botë dhe e cila mbush shoqërinë dhe institucionet norvegjeze me bindjet themelore të demokracisë, të lirisë së bazuar në barazi dhe të drejtat e njeriut.​

Derisa vuri në dukje praninë e mbi pesëmbëdhjetë mijë qytetarëve kosovarë në Norvegji, të cilët u larguan nga Kosova për të krijuar një të ardhme më të mirë, duke e arritur këtë, për kryeministrin Kurti ky komunitet i rëndësishëm i diasporës, ka bërë jetesën, ka krijuar familje dhe komunitete, ata marrin pjesë në zgjedhje, organizojnë turne dhe festivale futbolli, shkruajnë rekomandime për politika dhe shkëlqejnë në të gjitha profesionet.

“Sot, fëmijët e tyre po i bashkohen gjithashtu paradës së fëmijëve në Oslo dhe festimeve në të gjithë Norvegjinë. Ata janë bërë pjesë integrale e shoqërisë norvegjeze dhe kanë mbetur integrale edhe për Kosovën. Ata janë një urë lidhëse e paçmuar mes dy vendeve tona. Ato i bëjnë demokracitë tona më të forta dhe kontribuojnë në rritjen e shkëmbimeve kulturore dhe ekonomike’’ është shprehur ai.

Po ashtu, Kurti ka veçuar se Norvegjia luajti një rol kyç njëzet e katër vjet më parë kur Kosova u kërcënua nga gjenocidi dhe ka vazhduar të jetë një partnere e qëndrueshme dhe e besueshme, teksa ne ndërtojmë një shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Fjalën e tij, kryeministri e ka përfunduar duke cituar dramaturgun e mirënjohur Henrik Ibsen, se “Shtylla e së vërtetës dhe shtylla e lirisë, janë shtyllat e shoqërisë”, duke thënë se ne gjejmë një të përbashkët në partneritetin tonë.

/Shqip.com