Lajme

Kurti me kryesuesin e OSBE-së diskutuan për luftën kundër krimit të organizuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në platformën “X”, për takimin me ministrin  e Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg – që është kryesues i OSBE.

Kurti tha me të kanë biseduar edhe për luftën kundër krimit të organizuar.

“Është kënaqësi të mirëpres sot Ian Borg, kryediplomat, kryesues i OSBE Ian Borg. Ne diskutuam rrugë të shumta për bashkëpunim, veçanërisht në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar. Ne e vlerësojmë konfirmimin e miqësisë sonë të dashur dhe presim me padurim punën tonë”, ka thënë Kurti.

/Shqip.com