Lajme

Kurti: Me kancelarin e ri gjerman do ta promovojmë demokracinë në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se me kancelarin e ri gjerman, Olaf Scholz  – do të promovojnë demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Këtë Kurti e tha në Twitter në ditën kur zyrtarisht Sholz është kancelar i Gjermanisë.

“Urojmë një mirëseardhje të përzemërt për kancelarin e ri, një socialdemokrat me të cilin pres me padurim të promovojë demokracinë në Ballkanin Perëndimor,” ka shkruar Kurti.

Po ashtu, Kurti ka shprehur falënderim edhe për kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Partia Socialdemokrate në Gjermani i fitoi zgjedhjet e këtij viti, duke e lënë mbrapa CDU.

Merkel veç e kishte vendosur të mos kandidonte më për kancelare.

Një ashtu edhe Partia Socialdemokrate njihet për raportin konstruktiv ndaj Kosovës. /Shqip.com.