Lajme

Kurti: Mbi 83% e të punësuarve në sektorin publik në baza partiake

Kryeministri, Albin Kurti dhe ministri i Puneve të Brendshme, Xhelal Sveçla,

“Më shumë se 83 për qind e të punësuarve në sektorin publik janë punësuar me baza partiake”.

Kështu është shprehur kryeministri, Albin Kurti në konferencën për media të mbajtur lidhur me Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik.

Ai ka thënë se hartimi i këtyre ligjeve nuk ka mundur të bëhet lehtë.

“Sot jemi këtu për dy projektligje shumë të rëndësishme për administratën shtetërore, pra Projektligjin për Pagat dhe Projektligjin për Zyrtarët Publik. Ashtu siç e kemi sqaruar në Kuvend, hartimi i këtyre ligjeve nuk ka mundur të bëhet lehtë”.

Ai tha se me shumë se 34 mijë zyrtarë nuk e gjenden vendin e punës pas reformave.

“Më shumë se 34 mijë zyrtarë nuk e gjenden vendin e punës pas reformimit. Të dhënat e raportit të progresit theksojnë se administratat publike kanë qenë të mbingarkuar nga politika”, tha Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Projektligji për paga rregullon pabarazinë në paga dhe se të dy do të jenë në diskutim publik për 15 ditë pune.

“Procesi i konsultimit për këto dy ligje ka qenë i udhëhequr nga parimi i qartë, transparenca, barazia dhe mos diskriminimi. Ky projektligj rregullon pabarazinë në paga”.

“Për 15 ditë pune të dyja projektligjet do të jenë në konsultim publik dhe ne si ministri i mirëpresim të gjitha komentet, në mënyrë që këto dy projektligje të miratohen”, tha ai.

Kurti po ashtu tha se i ka kërkuar secilit ministër të tij që t’i çojë pesë të arriturat kryesore përgjatë kësaj kohe qeverisje.

“Secili prej ministrave t’i sjellë katër-pesë të arriturat kryesore për një vjet e gjysmë qeverisje – meqë javën e ardhshme bëhen aq. Do të m’i sjellin këto të arritura, por edhe t’i përmendin që janë të këqijat që i kemi ndalë. Por. duhet të ketë edhe të mira që s’duhet të jenë fare në raport me të keqën”, tha Kurti./SHQIP.com