Ekonomi

Kurti: Mbështetja e grave në biznes fuqizon ekonominë e vendit

Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se fuqizimi i grave në biznes ndikon zhvillimin e ekonomisë së Kosovës në përgjithësi.

Kurti këto komente i bëri në ceremoninë “Java e Pronësisë Industriale dhe Inovacionit”, e cila iu dedikua grave në Inovacion dhe Kreativitet dhe është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ai u shpreh se gratë kanë dëshmuar që janë protagoniste, si ndërmarrëse e si punëtore e sot janë shumë aktive, prandaj janë të obliguar t’i mbështesin ato, duke shtuar se mundësia në financa për gratë nuk është vetëm fuqizim i grave në biznes, por fuqizim i ekonomisë në përgjithësi.

Ministrja Rozeta Hajdari u shpreh se përfshirja e grave në studimet shkencore, por edhe si ndërmarrëse të suksesshme po lënë gjurmë në ekonominë vendore.

Ajo tha se kjo armatë punëtoresh po përkrahet me politika të shëndosha edhe nga Qeveria e Kosovës.


Ndërsa, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani u shpreh se gratë janë shtyllë nxitëse e inovacionit dhe kreativiteti dhe këtë e kanë dëshmuar pavarësisht sfidave.

/Shqip.com