Lajme

Kurti: Marrëveshja e Ohrit është njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për televizionin publik, flet për zhvillimet e fundit politike, ekonomike, shëndetësisë, sigurisë e arsimit në vend.

Kryeministri Kurti tha se marrëveshja e Ohrit është njohje de-fakto e Kosovës nga Serbia.

Por, sa i përket qëndrimeve të opozitës, tha se veprimet e kryetarëve të partive PDK e LDK, e kanë sjellë këtë situatë.

Mendoj shpesh se si do të dukej procesi i dialogut sikur ata mos të kishin nënshkruar këto marrëveshje, në çka do të kapej Serbia”, ka thënë Kurti.

Ai u shpreh se nuk ka çfarë të thotë më shumë, kurse sa i përket mbështetjes, deklaroi se është i gatshëm të japë përgjigje në Kuvend të Kosovës.

Kurti deklaroi se është i interesuar të dëgjojë edhe të tjerët. “Sepse Serbia nuk i ka ratifikuar këto marrëveshje në Parlament. Prandaj dua të dëgjoj edhe të tjerët”.

Ai tha se sot duhet të pyetën të gjithë zyrtarët ndërkombëtarë se çfarë mendojnë për deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që do ta shkelë nenin 4 të marrëveshjes.

Nuk kam çfarë të flas më shumë për këtë”, tha Kurti.

Unë jam në pozicion të favorshëm gjithmonë, por tash është edhe Kosova. Kosova nuk ka nevojë të jetë në defansivë”, tha ai, duke shtuar se për shkak të marrëveshjes së favorshme, bëhet kjo luftë për Asociacionin.

Tash duhet shumë kreativitet e imagjinatë që vetëmenaxhimi të bëhet Asociacion”, tha ai. “Tash janë bërë shumë artista edhe në studio televizive se si Vetëvenaxhimi të bëhet Asociacion”.

Mes tjerash, Kurti tha se fjalën e ka për disa analistë politik. “Provojnë të gjejnë fjalën Asociacion që nuk është askund”.

/Shqip.com