Lajme

Kurti: Liberalizimi i vizave na sjell një hap më pranë Bashkimit Evropian

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka falënderuar eurodeputetët e Parlamentit Evropian (PE) për mbështetjen që ia dhanë Kosovës për liberalizimin e vizave.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm për vendin, pasi siç tha ai Kosova tash është më pranë Bashkimit Evropian (BE).

“Lajm i mirë për Kosovën sot! Parlamenti Evropian miratoi udhëtimin pa viza për qytetarët tanë duke filluar nga 1 janari 2024. Kjo na sjell një hap të rëndësishëm më pranë Bashkimit Evropian dhe duke kontribuar në pasurinë që ofron BE. Faleminderit eurodeputetëve për mbështetjen e tyre”, ka shkruar Kurti.

Me votimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga Parlamenti Evropian kjo çështje është përmbyllur dhe të mërkurën e 19 prillit do të jetë ceremonia për nënshkrimin e Aktit ligjor.

Në ceremoni do të marrin pjesë edhe presidentja e Parlamentit Evropian, një përfaqësues i presidencës suedeze të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Institucionet e BE-së kanë rënë dakord që kërkesa për të mos pasur viza për kosovarët do të zbatohet nga data e fillimit të funksionimit të Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit për Udhëtimet (ETIAS) dhe në çfarëdo rasti, jo më vonë se 1 janari 2024.

/Shqip.com