Lajme

Kurti largohet nga zyra e tij, nuk takohet me Ramën

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nuk është takuar ditën e sotme me homologun e tij shqiptar Edi Rama, i cili ka qenë në një vizitë zyrtare sot në Prishtinë.

Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet.

Kurti ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij dhe është larguar.

Nga ana tjetër, Rama është shprehur gjatë vizitës së tij më herët në Maqedoni, në kuadër të turit ballkanik, se nuk beson se Kurti e ka harruar Kanunin, pasi edhe hasmit nuk i mbyllet dera kur të vjen në shtëpi.

/Shqip.com