Lajme

Kurti: Kushdo që i cenon zgjedhjet në Veri do t’i përgjigjemi me ligj

Albin Kurti, kryeministri i Kosovës
Albin Kurti, kryeministri i Kosovës

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria është në shërbim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore – duke i paralajmëruar penguesit potencialë të këtyre zgjedhjeve se do të përballen me forcën e ligjit.

Ai ka thënë se nëpërmjet Ministrisë së Financave janë ndarë mjetet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

”Qeveria e Kosovës në procese zgjedhore është në shërbim të Komisionit Qendror Zgjedhor dhe ne kësisoj i përgjigjemi kërkesave të tyre. Kësisoj konform obligimeve kemi ndërmarrë veprimet e duhura në mbështetje të KQZ-së, kemi vënë në funksion mekanizmat institucionalë dhe burimet e nevojshme për përgatitjen për mbajtjen e zgjedhjeve në Veri të vendit”, u shpreh ai.

/Shqip.com