Lajme

Kurti: Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Foto: AP
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Foto: AP

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përvjetorin e 74-të themelimit të NATO-s, ka shkruar se megjithëse ende nuk është anëtare e NATO-s, Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e saj.

Tutje, përmes një postimi në Facebook, Kurti ka shkruar për historinë e kësaj organizate, si dhe ndihmën që ajo i ofroi Kosovës gjatë luftës.

“Deri më 10 qershor, për 78 ditë rresht, trupat e NATO-s e bombarduan nga ajri Jugosllavinë, me qëllim që të ndalonin spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët në Kosovë. 

Ato ditë, për shkak të thirrjes në ndihmë NATO-s, shqiptarët e Kosovës janë mbase populli i vetëm që është vrarë edhe si hakmarrje ndaj NATO-s. “Ku është NATO?” dhe “Ku e keni NATO-n?”, janë dy fraza që ushtarët dhe policët serbë ua kanë thënë në mënyrë të përsëritur shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar mes tjerash Albin Kurti.

/Shqip.com