Lajme

Kurti: Kosova është afër themelimit të Fondit Sovran

Kurti: Kosova është afër themelimit të Fondit Sovran
Kurti: Kosova është afër themelimit të Fondit Sovran

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, deklaroi sot se Kosova është afër themelimit të Fondit Sovran.

Kurti theksoi se gjatë qeverisjes dyvjeçare kanë shënuar rezultate si në ekonomi, kanë punuar në luftën kundër korrupsionit e po ashtu tha se janë bërë ndryshime në ndërmarrjet publike, duke i kthyer ato nga ndërmarrje që ishin me humbje ato me profit.

Në konferencën e Fondit Sovran të Kosovës, bashkëorganizim i zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung, Kurti përmendi edhe ndërmarrjet kryesore që do t’i barten këtij fondi.

“Qeveria jonë qëndron prapa vizionit duke besuar që një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim ekonomik, krijim të profitit për shtetin mes investimeve të mençura, e me gjenerim për gjeneratat e ardhshme. Të gjitha këto me qëllim të krijimit makroekonomik të bazuar në kornizë politikash të investimeve të qarta  përmes dispozitave ligjore të parashikueshme”, tha Kurti.

Ndërkaq, René Schlee, drejtor ekzekutiv i “Friedrich Ebert Stiftung”  u shpreh se krijimi i Fondit Sovran do të jetë një hap domethënës për Kosovën.

“Ne gjithmonë besojmë shume se ky do të jetë një hap dom thënës për shtetin e Kosovës dhe të krijojë një lloj rrjeti ekonomik të zhvillimit të qëndrueshëm. Besojmë se do të jetë bazë e qëndrueshme për zhvillimin e Kosovës dhe për një shoqëri të drejtë. Për këtë arsyeje jemi mbledhur dhe i kemi kushtuar vëmendje, kam kënaqësinë se themelimi i këtij fondi është bashkëpunim i frytshëm”, tha Schlee.

/Shqip.com