Ekonomi

Kurti: Këtë vit bujqit do të marrin paratë e subvencioneve më herët se vitet e kaluara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij ka dhënë mbështetje të vazhdueshme qytetarëve gjatë vitit 2022.

Në një konferencë për medie së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, Kurti ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë ndarë 70 milionë euro për 28 mijë fermerë.

“Përmes masës së pakos për ringjallje ekonomike përgjatë gjithë vitit 2022, kemi mbështetur biznese e prodhues vendor për zgjerimin e kapaciteteve të tyre prodhuese e përpunuese, ashtu që të rritet prodhuesi vendor, punësimi e eksporti. Këtë parim e kemi ndjekur veçanërisht në bujqësi. Me qëllim të nxitjes së prodhuesve vendor  në sektorin e bujqësisë, patëm ndarë më shumë se 70 milionë euro për mbi 28 mijë fermerë”, tha Kurti.

Ai ka thënë se qeveria e kaluar i ka kompensuar dëmet vetëm 30 për qind, ndërsa Qeveria e tij më shumë se 80 për qind.

/Shqip.com