Lajme

Kurti kërkon shkarkimin, Abazi paralajmëron publikimin e audio-incizimeve

Haki Abazi, LVV
Haki Abazi, LVV

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë urdhër që Kuvendit t’i kërkohet shkarkimi i deputetit të LVV-së Haki Abazit nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe heqjen nga Komisioni për Stabilizim Asocim BE-Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Abazi përmes një postimi në Facebook duke paralajmëruar edhe një konferencë për media gjatë ditës së nesërme.

“Të nderuar gazetarë dhe qytetarë të dashur, Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhrin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë”, shkroi Abazi.

Madje, Abazi thotë se nesër do të flitet edhe për audio/video incizimet dhe sipas tij skandalet që ky urdhër i Kurtit po mundohet t’i mbulojë.

“Nesër po ashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”.

/Shqip.com