Lajme

Kurti: Katër ditë historike në një datë na kanë përcjellë historikisht

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për nder të 28 Nëntorit ka thënë së katër ditë historike në një datë na kanë përcjellë historikisht.

“Katër ditë historike në një datë që na ka përcjellë historikisht”, ka shkruar Kurti.

“Nga Skënderbeu më 1443 në Krujë, te Ismail Qemali më 1912 në Vlorë, deri te ditëlindja e Adem Jasharit më 1955 në Prekaz e në fund dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 1997 në Llaushë. 28 Nëntorin e kemi festë të katërfishtë me të cilën lartësojmë fitoren, bashkimin, flamurin, pavarësinë, trimërinë, dhe lirinë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Katër ditë historike në një datë që na ka përcjellë historikisht. Nga Skënderbeu më 1443 në Krujë, te Ismail Qemali më 1912 në Vlorë, deri te ditëlindja e Adem Jasharit më 1955 në Prekaz e në fund dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 1997 në Llaushë. 28 Nëntorin e kemi festë të katërfishtë me të cilën lartësojmë fitoren, bashkimin, flamurin, pavarësinë, trimërinë, dhe lirinë.

Nga Vlora sot paradite e tani drejt Prekazit në mbrëmje, gëzuar gjithë shqiptarëve 111-vjetori i pavarësisë së Shqipërisë!

/Shqip.com