Lajme

Kurti: Ka vetëmenaxhim për serbët dhe jo komunat

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se vetë-menaxhimi ka të bëjë me serbët dhe jo komunat e tyre.

I ftuar në DebatPlus, Kurti ka folur lidhur me çështjen që iu referohet komunitetit serb me të drejtën e vetëmenaxhimit sipas marrëveshjes së Ohrit.

“Vetëmenaxhimi i përket neni 7,  që thotë vetëmneaxhim për komunitetin serb e nuk thotë për komunat. Nëse vetëmenaxhimi do të ishte te komunat, atëherë do të  kishte të bënte me vetëqeverisjen lokale. Mirëpo, vetëmenaxhimi nuk ju referohet serbëve në territorin ku banojnë por në identitetin që kanë. Pra, komuniteti serb do të ketë vetëmenaxhim.”, tha Kurti.

Kurse për akuzat ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, Kurti tha se është bërë një fushatë e egër ndaj tij.

“Ai po e pret procesin të kryhet. Në këtë fushatë të egër që është zhvilluar për Martin Berishën, në Kosovë, Serbi e në Slloveni, gjithashtu edhe për kryeministrin aktual, i cili e ka quajtur shpifje e shpikje. Duhet të presim, edhe kryeministri slloven thotë kështu. Është fushatë e madhe ku është edhe Serbia brenda. Nuk bën të sprapsemi tash. Berisha e ka dhënë qëndrimin e tij”,

Ndërsa, kur iu përmenden deklaratat e Kurtit gjatë vitit 2010, ai ka potencuar që të mos iu kërkohet që të flas për ato.

“Kjo nuk është marrëveshje e shkëlqyeshme, por ajo që është e vlefshme nuk na e cenon fare mundësinë për të ecur përpara. Marrëveshjet e kaluara e kanë pasur këtë problem, tavanin e ulët dhe nuk ngriheshim dot. Mos kërkoni prej meje të flas për veten time të vitit 2010. Flasim edhe për 2005, por cili është kuptimi, çfarë është ky obsesion”.

Por, Kurti është shprehur bindshëm se nuk do të ketë “Zajednicë” me këtë marrëveshje, dhe vazhdon t’i qëndrojë atij parimi.

“Konsiderohen me nga një sekond larg njëra-tjetrës. Nuk mund të çoj veten tash në veten 2011 e ta lexoj këtë dokument, sepse janë 13 vjet ndërmjet. Unë nuk mund ta kthej kohën. A do të dëshiroja të jem kryeministër prej vitit 2011, besoj që do të ishte më mirë edhe për Kosovën, por tash jam kryeministër më 2023″.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të zhvillohet një takim në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, në nivel të kryenegociatorëve.

Kryenegociatori i Kosovës për këto takime është zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa i Serbisë është udhëheqësi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Në këtë takim është thënë se fokusi do të jetë në zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve – për të cilën Kosova dhe Serbia kanë arritur pajtueshmëri më 27 shkurt – si dhe në aneksin e zbatimit, për të cilin palët janë dakorduar më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

/Shqip.com