Lajme

Kurti jep detaje për bisedën me O’Brien

Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brian dhe kryeministri Kurti
Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, James O’Brian dhe kryeministri Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje për takimin që ka zhvilluar me ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit James O’Brien, dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Kurti mes tjerash theksoi se temë e bisedës ka qenë respektimi dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes bazë.

Shefi i qeverisë shtoi se i janë gjithmonë mirënjohës SHBA-së për mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në rrugën drejt integrimit euroatlantik.

“Ne diskutuam rëndësinë e respektimit dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazë. Ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës Amerikës për rolin kryesor dhe mbështetjen për Kosovën në rrugën tonë drejt integrimit euroatlantik”, shkroi Kurti në X.

/Shqip.com