Lajme

Kurti jep detaje nga takimi me Escobar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje nga takimi i mbajtur me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Shefi i qeverisë ka thënë se pos diskutimeve për dialogun, është biseduar edhe për anëtarësimin e kosovës në Këshillin e Evropës.

“Bisedë miqësore dhe produktive me Gabriel Escobar në Bruksel para takimit të sotëm të nivelit të lartë. Ne ndamë pikëpamjet dhe pritshmëritë tona për takimin. E falënderova edhe për rolin e SHBA-së dhe për kontributin e saj në rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës”, ka shkruar Kurti.

/Shqip.com