Lajme

Kurti jep detaje nga takimi i djeshëm me Borell dhe Lajçak

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryemistri i Kosovës, Albin Kurti ka ritheksuar tri pikat kryesore të cilat i ka diskutuar të enjten gjatë takimit që zhvilloi në Bruksel me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë Josep Borrel dhe emisarin e tij special për Ballkanin dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Kurti përmes një statusi në rrjetin social Twitter tha se gjatë takimit ka dhënë dëshmi për rrëmbimin e tre policëve të kidnapuar nga forcat serbe në territorin e Kosovës.

Po ashtu ai tha se ka diskutuar për de-përshkallëzimin e situatës në veri si dhe për zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes.

Kurti po ashtu u shpreh se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të marrë pjesë në këtë takim.

U takova me JosepBorrell dhe MiroslavLajcak, por me presidentin e Serbisë, i cili refuzoi të marrë pjesë. Unë dhashë dëshmi për rrëmbimin e tre policëve tanë – të mbajtur për më shumë se një javë – dhe diskutova de-përshkallëzimin, zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, ka shkruar Kurti në Twitter.

/Shqip.com