Ekonomi

Kurti jep detaje nga takimet e zhvilluara në Davos

Kryeministri Kurti po qëndron në Davos ku po merrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.

Nga Davos, Kurti ka dhënë detaje lidhur me takimet e zhvilluara në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.

“Në Davos takova Zëvendës Presidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe Ministrin e Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën. Theksuam rëndësinë e mërgatës sonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona”, ka thënë fillimisht Kurti.

Më tutje Kurti ka thënë se me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq potencuam se me Kroacinë, Republika e Kosovës ka të përbashkët të kaluarën, por edhe të ardhmen brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Në këtë Forum, Kurti ka zhvilluar takim edhe me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi.

“Takova edhe përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák. Biseduam për hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit të dialogut drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër”

Ndërsa me Zëvendëskryeministrin e Ukrainës dhe Ministrin e Transformimit digjital, Mylkhailo Fedorov dhe Administratoren e USAID-it, Samantha Poëer, në Shtëpinë e Ukrainës në Davos diskutuam mbi transformimin digjital, ka shtuar më tutje Kurti.

/Shqip.com