Lajme

Kurti: Jemi të përkushtuar për reformë në administratë, është kyçe për rrugën në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën vjetore “Par Progresi Kosovë 2023” të organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

Në fjalën e tij ai ka thënë se si Qeveri janë të përkushtuar për reformën në administratë që është kyqe për rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

“Republika e Kosovës ka përcaktuar politikat dhe orientimin e saj drejt BE përfshirë këtu edhe reformën në Administratën Publike. Për Qeverinë ka qenë jetik që procesi të jetë i fokusuar në tërësi me parime dhe vlera që i ndajmë me shtetet demokratike, pra meritokraci, transparencë , llogaridhënie, efikasitet dhe mosdiskiminim. Në vitet e shkuara raportet vendore dhe ndërkombëtare kanë gjetur se ka mungesë të meritokracisë, matjes së përfomancës etj. Me këto dukur dhe mungesa që kanë përcjellë Administratën Publike, ka bërë që besimi në institucione e sidomos në rekrutim të ketë rënie”, ka thënë Kurti.

Kurti më tutje si pjesë të reformës në administratë ka përmendur edhe Ligjin për Zyrtarët Publik dhe atë për pagat.

Kurti ka thënë se reforma funksionimi i Administratës Publike sipas studimeve është ndërlidhja më e shpejtë drejt anëtarësimit në BE për një shtet aspirues.

/Shqip.com