Kulturë

Kurti: Janë bërë hapa të mëdhenj në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfitimet për shoqërinë nga mbrojta e trashëgimisë kulturore, i ka konsideruar të shumta.

Kurti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tha se Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore.

“Kosova ka një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, llojllojshmëria e së cilës sot shprehet në formë të krijimtarisë materiale dhe shpirtërore, e trashëguar nga e kaluara jonë. Përfitimet për shoqërinë nga mbrojta e trashëgimisë kulturore janë të shumta”, ka shkruar Kurti.

“Kemi restauruar dhe vazhdojmë të restaurojmë xhami, hamame, teqe, kisha katolike, kisha ortodokse, zona historike, kulla e shtëpi tradicionale, mulli, ndërtesa historike e publike për të promovuar harmoninë ndër-fetare si vlerë universale të shoqërisë sonë dhe historinë tonë të pasur kombëtare e shoqërore”, ka vazhduar ai.

Tutje, Kurti tha se janë “bërë hapa të mëdhenj për të dalë nga periudha e emergjencave. Objektivi ynë i radhës është menaxhimi dhe funksionalizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore”.

/Shqip.com