Lajme

Kurti ironizon me Haxhiun: Një person me doktoraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë tërheqjen e Trustit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se vetëm një person me doktoraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi si çështja e Trustit.

Kurti këtë e ka thënë në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet seanca për Trustin.

Iniciues i këtij propozimi për tërheqjen e një pjese të Trustit nga qytetarët ka qenë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu.

“Jam shumë i interesuar ta di kë ke konsultuar se nuk je i fushës. Unë do të vijë në seancë edhe me respektin më të madh do t’ju dëgjoj kur e merrni nismën e Projektligjit për masazh…. Ama për Projektligjin për trust nuk ka kurrfarë kuptimi kjo punë”.

Si kundër replikë Haxhiu i është drejtuar Kurtit që nëse vazhdon të “qëndrojë në zyrë dhe nuk i dëgjon kërkesat e qytetarëve do të ketë dhimbje shpine”.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Nëse vazhdon që të qëndrosh vetëm në zyre pos që nuk do t’i njohësh kërkesat e qytetarëve do të kesh edhe dhimbje të shpinës, e atëherë unë mund të trajtojë si doktor i Fizioterapisë”, tha Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka kërkuar nga Kurti që t’i lërë deputetët të votojnë lirshëm./Shqip.com