Lajme

Kurti i uron shërim të shpejtë burrit të Nancy Pelosit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar shërim të shpejtë bashkëshortit të kryetares së dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, Nency Pelosit, Paulit.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti e ka quajtur të tmerrshëm sulmin ndaj shtëpisë dhe burrit të Pelosit.

“I dërgoj Nancy Pelosit urime të ngrohta për një shërim të shpejtë për bashkëshortin e saj pas atentatit të tmerrshëm ndaj tij. Në një kohë kur qeveria popullore është nën sulm në të gjithë botën, asnjë kërcënim apo akt dhune nuk mund të lejohet të frikësojë liderët e një populli demokratik”, shkroi Kurti.

Pelosi thyen heshtjen, flet për sulmin ndaj burrit dhe shtëpisë së saj – SHQIP.com

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësueseve në SHBA, Nancy Pelosi ka folur lidhur me sulmin që ndodhi në shtëpinë e saj dhe ndaj burrit të saj.

Siç raporton Foxneës, ju është drejtuar me anë të një letre të gjithë anëtarëve të Kongresit dhe ju tha se e gjithë familja e saj është me zemër të thyer

Dje në mëngjes, një burrë i dhunshëm hyri në shtëpinë e familjes sonë, më kërkoi të përballej me mua dhe sulmoi brutalisht burrin tim, Polin. Fëmijët tanë, nipërit tanë dhe unë jemi zemërthyer dhe traumatizuar nga sulmi. Ne jemi mirënjohës për reagimin e shpejtë të forcave të rendit dhe shërbimeve emergjente dhe për kujdesin mjekësor jetëshpëtues që po merr burri im” tha Pelosi.

Pelosi u shpreh mirënjohëse për mbështetjen që kishte marrë nga anëtarët e Kongresit dhe tregoi për gjendjen shëndetësore të bashkëshortit.

“Ju lutem, dijeni se lutjet dhe dëshirat të ngrohta nga kaq shumë veta në Kongres është një ngushëllim për familjen tonë dhe po e ndihmon Paulit të përparojë me shërimin e tij. Gjendja e tij vazhdon të përmirësohet. Ne ju falënderojmë dhe lutemi për sigurinë dhe mirëqenien e vazhdueshme të familjes suaj”.

Shefi i policisë së San Franciskos Uilliam Scott tha se 42-vjeçari David DePape tani përballet me akuza për tentativë vrasje, sulm me armë vdekjeprurëse, abuzim me pleqtë, vjedhje dhe krime të tjera në lidhje me sulmin.

Kur oficerët e policisë mbërritën në rezidencën e Pelosi, Scott tha se Paul Pelosi dhe DePape po luftonin për një çekiç. Oficerët dhanë një urdhër që burrat të hidhnin çekiçin dhe, sipas Scott, DePape filloi të sulmonte Pelosin.

Scott tha se Paul Pelosi u godit të paktën një herë me çekiç.

Sipas një zëdhënësi të Nancy Pelosit, bashkëshorti i saj u dërgua në një spital lokal dhe ju nënshtrua një operacioni pasi kishte dëmtuar frakturën e kafkës.

Sipas zyrtarëve dhe burimeve, kur dyshuari ka hyr në shtëpi ka bërtitur “Ku është Nensy.

Ndërsa, Policia dhe organet e tjera të rëndit janë duke hetuar për një motiv të mundshëm që e solli 42-vjeçarin në sulmin ndaj shtëpisë së Nancy Pelosit dhe burrit të saj.

/Shqip.com