Lajme

Kurti i reagon Borrelit: Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas deklaratës së shefit për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrel për arrestimet në veri dhe për ushtrimet e mbajtura nga FSK-ja në Mitrovicën e Jugut.

“Bazuar në provat e shumta dhe në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe të drejtat e procesit të rregullt ligjor, Policia ka arrestuar një person në Mitrovicë të Veriut për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan më 29 maj. Si kryeministër i një shteti demokratik nuk kam asnjë përfshirje në hetimet dhe arrestimet”, ka shkruar Kurti.

Lexo edhe:
Borrel reagon për arrestimet në veri e marshimin e FSK-së

Ai ka bërë thirrje që të mos përhapet panik.

“Përhapja e panikut dhe pretendimeve të rreme vetëm ndez tensionet dhe ndihmon ata që kërkojnë t’i përshkallëzojnë ato. Një thirrje për të gjithë: ju lutem konfirmoni burimet tuaja dhe prisni informacione zyrtare nga institucionet e Kosovës, përpara se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve ose parashikimin e ngjarjeve”, ka thënë tutje kryeministri i Kosovës.

/Shqip.com