Ekonomi Biznes

Kurti i pret në zyrë përfaqësuesit e kompanive tregtare vendore  

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati, kanë pritur sot në takim disa biznesmenë kosovarë.

Përkrah zëvendëskryeministrit të Parë, Besnik Bislimi, ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dhe shefit të Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti përfaqësues të disa prej kompanive më të mëdha tregtare vendore”, thuhet në komunikatën për media.

Me Xhevdet Rexhepin, përfaqësues i Viva Fresh, Shaip Mikollvcin, përfaqësues i Interex dhe Emona, Ramiz Kelmendin përfaqësues i grupit Elkos dhe Hakif Gashi, përfaqësues i Meridian dhe Spar, u diskutua për ambientin e të bërit biznes, për veçoritë dhe rolin e sektorit privat në zhvillimin ekonomik të vendit por dhe vështirësive gjatë krizave globale, për rolin dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë mes, dhe për bashkëpunimin ndërmjet publikes dhe privates”, thuhet tutje në njoftim nga Qeveria.

Qeveria në komunikatën e saj tha se Kosova është renditur e para për rritjen më të madhe të të hyrave tatimore për vitet 2020-2022.

Ky sukses vjen si rezultat i rritjet së formalizmit të ekonomisë të nxitur edhe nga masat e Qeverisë në kuadër të Pakos për Ringjalljet e Ekonomisë”, thuhet në fund të komunikatës.

/Shqip.com