Lajme

Kurti i mbledh ministrat, sot emëron drejtorin e ri të Policisë

Policia e Kosovës (PK)
Policia e Kosovës (PK)

Gjatë ditës së sotme, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet mbledhja e ardhshme e Qeverisë së Kosovës.

Mbledhja është caktuar të mbahet në ora 10.00

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë pritet të emërohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tashmë e ka rekomanduar për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxhën, i cili pritet që për pesë vjetët e ardhshme ta drejtojë njërin prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë në vend.

Hoxha momentalisht mban pozitën e Drejtorit të Departamentit për Operacione në polici.

Por, kush është Gazmend Hoxha?

Gazmend Hoxha prej kohësh mban pozitë të lartë në Policinë e Kosovës. Hoxha është Drejtor i Departamentit për Operacione dhe njëherësh një ndër zyrtarët policorë të vlerësuar shpesh herë në kuadër të këtij institucioni.

Para shumë vitesh, kur ministër i MPB-së ishte i ndjeri Bajram Rexhepi, Hoxha ishte caktuar në pozitën Ushtrues Detyre të ndihmësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës për Hetime, nga pozita e Ushtruesit të Detyrës, të kryesuesit të Departamentit kundër Krimit të Organizuar.

Që nga muaji gusht i vitit 2022, Policia e Kosovës mbeti pa drejtor pas dorëheqjes së ish-drejtorit të PK-së, Samedin Mehmeti.

/Shqip.com