Lajme

Kurti i kundërpërgjigjet Vulinit pasi që i ky fundit e quajti “budalla”

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur ministri të Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin, duke thënë se ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së Millosheviqit, pasi që ky i fundit e ofendoi atë duke i thënë se është vetëm një budalla që dëshiron ta ndezë luftën dhe se ai ndodhet në Prishtinë”. njofton Shqip.com.

Në një konferencë për media, Kurti tha se Vulin iu përket atyre zyrtarëve që Millosheviqin e konsideronte si jo të mjaftueshëm radikal.

“Së pari fluturaket serbe duket që janë përgjigje edhe ndaj deklaratës së Escobar që tha se nuk bën të militarizohet situata dhe ata filluan që të përdorin avionë ushtarakë. Pra këtu thua se nuk e kanë veç me neve, ndërkaq së dyti, Vulin mjafton të thuhet për të se ka qenë zëdhënës i partisë së gruas së MIllosheviqit që aso kohe është quajtur Jul dhe i përkiste atyre zyrtarëve serbë që e konsideronte që Millosheviqi nuk është mjaftueshëm radikal. Pra besoj që kjo e shpjegon plotësisht se për kë bëhet fjalë dhe cka thoë kur thotë atë që ju e parafrazuat”, tha Kurti.

Kurti, tha se thirrjet për shkarkim të ministrit për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, nuk i kontribuojnë strategjisë së qeverisë.

Po ashtu, i pari i Qeverisë, tha se me këto thirrje po tentohet që të krijohet një konflikt i ri brenda Qeverisë.

“Thirrjet për ta shkarkuar në këtë moment ministrin Rakiq nuk janë thirrje që i kontribojnë strategjisë tonë dhe më shumë kanë për synim që të na krijojnë njëfar konflikt të ri brendaqeveritar, në kushtet kur policia e Kosovës me ligjshmërinë që po e zbaton është kryefjala e situatës së sigurisë dhe politike. Mua më duket që është më shumë kërkesë për ndërhyrje në strategjinë tonë sesa që bëhet nga ndonjë motiv i lartë për të mirën e Kosovës”, tha Kurti./Shqip.com