Lajme

Kurti u drejtohet shteteve të QUINT-it: Na lini të vendosim vet për zgjedhjet në veri

Në seancën e Kuvendit, kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk mund t’i trajtojë ambasadorët e QUINT-it si ministra, e ata të bëhen zëvendës të tyre.

Kurti në fjalën e tij para deputetëve, ka kërkuar nga ambasadorët e QUINT-it që ta lënë Kosovën që të marrë vet vendimet lidhur me mbajtjen ose shtyerjen e zgjedhjeve.

Kurti, në fjalën e tij në Kuvend tha se janë në koordinim të plotë me ndërkombëtarët, por ambasadorët duhet të kuptojnë se nuk janë ministra dhe as krerët e shtetit nuk mund të jenë zëvendësministra të tyre.

“Vazhdimisht jemi në konsultë dhe bashkërendim me faktorët ndërkombëtarë. Por, duhet të kuptoni që edhe ata presin që te jemi në nivel të detyrës në vendin tonë. Janë ambasadorët e QUINT-it por nuk bëhen dot ministra, qeveritë vijnë e shkojnë por shteti mbetet dhe ky është caku ynë andaj bashkërendimi me faktorët ndërkombëtarë nuk mund të bëhet në mënyrë të cilën i trajtojmë ata si ministra e vetë bëhemi zëvendës të tyre – pasi as ata se dëshirojnë këto.

Jemi në një fazë të ndjeshme por do të thosha progresive në kontekstin demokratik e civilizues të fjalës”, tha Kurti.

Madje, Kurti kërkoi edhe mbështetjen publike e idetë konkrete të opozitës lidhur me zhvillimet e fundit në vend.

/Shqip.com