Lajme

Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Zejnullahu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dërguar telegram ngushëllimi për familjen Zejnullahu.

Kjo pasi ka vdekur Sabiti, babai i heroit të kombit shqiptar, Hakif Zejnullahu.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të bacës Sabit, babait të heroit të kombit, Hakif Zejnullahu”, thuhet në fillim të telegramit të ngushëllimit.

Kurti e ka cilësuar atdhedashurinë e Sabit Zejnullahut si e një prindi kombëtar që i dha Kosovës një hero të kombit.

“Jeta dhe trashëgimia e tij janë mësim për gjenerata të tëra që vijnë”, ka shkruar kryeministri Kurti në letrën e ngushëllimit, teksa ka thënë se do kujtojmë përherë kontributin e tij për vendin dhe kombi. /Shqip.com