Lajme

Kurti: Heqjen e TVSH-së dhe akcizës nuk e konsiderojmë politikë të dobishme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se heqjen e TVSH-së dhe akcizës nuk e konsiderojnë politikë të dobishme, sepse nuk iu ndihmon atyre që janë më së shumti në nevojë.

Kurti ka paralajmëruar se si Qeveri janë duke e nxjerrë një udhëzim administrative lidhur me këtë çështje.

“Po e përcjellim me vëmendje naftën që hyn në kufi, çmimet në dogana ditë për ditë dhe jemi duke e përpiluar një udhëzim administrativ si Qeveri e Republikës së Kosovës lidhur me çmimet e naftës në Kosovë këto ditë, mund të jetë shumë shpejt, por kurrsesi s’është larg”.

Kurti ka thënë se e kanë në synim të mbrojnë konsumatorin, por tha se këtë do ta bëjë “aq sa mundemi” meqë nafta importohet./Shqip.com