Lajme

Kurti: Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për Vetëvendosjen

Sot po mbahen zgjedhjet e brendshme, në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kandidati i vetëm që po synon të marrë përsëri pozitën e të parit, Albin Kurti pas votimit është shprehur se sot gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për Vetëvendosjen.

“Viti 2022 është vit i zgjedhjeve. Le të bëhemi më të mirë se vetja. Gratë votojnë për gratë, të rinjtë votojnë për rininë, të gjithë votojmë për VETËVENDOSJE!-n. Përcaktohemi për udhëheqje progresiste për katër vjetët e ardhshme: përveçse për kryetar të LVV, kësaj radhe edhe për kryetare të GVV e kryetar të RVV. Gjithandej Kosovës dhe në mërgatë, në gjithsej 43 qendra, sot mbahen zgjedhje të brendshme demokratike në Lëvizjen tonë të gjerë. I ftoj të gjitha anëtaret dhe anëtarët të votojnë. Urime”, ka shkruar Kurti.

Për organizatën e gruas pritet të zgjidhet Albulena Haxhiu ndërsa për organizatën e të rinjve pritet të zgjidhet Behar Jashari./Shqip.com