Lajme Ballkan

Kurti: Gjenocidi në Srebrenicë, një krim çnjerëzor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar gjenocidin e kryer 28 vite më parë në Srebrenicë.

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se Serbia vazhdon të mohoj këtë krim çnjerëzor.

“Dita e Përkujtimit të Gjenocidit të Srebrenicës mban në vetvete shumë tragjedi të pa treguara – një ditë kur kujtojmë vrasjen e 8,372 njerëzve të pafajshëm dhe krimet e panumërta të përdhunimeve dhe torturave. Është gjithashtu një kujtesë se e vërteta e tyre nuk nderohet por mohohet nga Serbia, një krim çnjerëzor në vetvete”, ka shkruar Kurti.

/Shqip.com