Lajme

Kurti: Gjatë dy viteve s’e kemi asnjë skandal të korrupsionit

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka mbajtur të shtunën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje u diskutua për të arriturat e kësaj partie, ndryshimet brenda organizatës e situatën politike në vend e botë.

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i VV-së, Albin Kurti, foli për këto dy vite si kryeministër. Ai përmendi sfidat që nga koha e pandemisë e deri të lufta në Ukrainë.

Kurti u shpreh optimist se kosovarët do ta fitojnë liberalizimin nga 1 janari i vitit 2024.

Gjithashtu ai ka thënë se kemi hedhur hapa të rëndësishëm sa i përket integrimit tonë evropian dhe euroatlantik.

Themeluam grupin punues për anëtarësim në NATO, aplikuam për anëtarësim në Këshillin e Evropës, aplikuam për anëtarësim në Bashkimin Evropian ratifikuam marrëveshjet nga procesi i Berlinit dhe nga një janari i vitit 2024, presim heqjen e vizave për qytetarët tanë siç na është premtuar publikisht në dhjetor të vitit të kaluar”, ka thënë Kurti.

/Shqip.com