Lajme

Kurti fton qytetarët të aplikojnë në konkurset e Ndërmarrjeve Publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar qytetarët për pozitat e lira të punës nëpër Ndërmarrjet Publike, duke i ftuar ata të aplikojnë për punë.

Ai përmes rrjetit Facebook, ka shkruar se fton veçanërisht gratë, personat me nevoja të veçanta dhe pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë që të aplikojnë në konkurset e hapura.

Sipas tij, këto ndërmarrje duhet të rikthehen në potencial dhe kontribues të zhvillimit ekonomik e mirëqenies së githmbarshme.

Suksesi në rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve tona publike varet sa nga vullneti aq edhe nga angazhimi. Vullneti i institucioneve. Angazhimi i profesionistëve. Ne jemi të bindur se ndërmarrjet publike kanë potencialin që të jenë motori i zhvillimit ekonomik ngase operojnë në sektorët kyç të ekonomisë si ai i energjetikës, minierave, komunikimeve postare e elektronike, transportit hekurudhor, e ujërave. Kjo na bën që të jemi të përkushtuar që në to të angazhohen profesionistë me aftësi e përgatitje të duhura krahas integritet personal”, ka shkruar Kurti.

/Shqip.com