Lajme

Kurti fton komunitet pakicë që të adresojnë kërkesat e tyre tek Qeveria e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka kërkuar nga ndërmarrjet në pronësi të komuniteteve pakicë në Kosovë që të adresojnë kërkesat e tyre se çfarë mbështetje duan nga Qeveria.

Përmes një video në faqen zyrtare të Qeverisë se Kosovës, Kurti ka thënë se Kosova ka potencialin që të bëhet vend i zhvillimeve.

Këtë video, Kurti e ka realizuar në gjuhën serbe.

“I ftojmë të gjitha ndërmarrjet në pronësi të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë që t’i përgjigjen kësaj thirrje dhe të na jepin mundësinë që të dëgjojmë prej tyre se çfarë lloj mbështetje do të donin të pranonin nga qeveria e tyre”, tha Kurti

Kurti ka thënë se dëshiron që ekonomia e rritur të jetë e qëndrueshme dhe e barabartë.

“Të dashur qytetar, ne duam që ekonomia jonë të rritët, por duam që rritja të jetë e qëndrueshme dhe e barabartë. Kjo do të thotë se të gjithë duhet të shfrytëzojnë mundësitë e reja që po krijojmë sepse te gjithë kanë kontribuar dhe të gjithë duhet të përfitojnë”.

Veç tjerash, Kurti ka përmendur të arriturat e qeverisë në tremujorin e parë të vitit të dytë të qeverisjes.

Sipas Kurtit, këto arritje janë duke filluar nga  rritja e pagës minimale, rritjen e eksportit, mbështetjen me nga 100 euro e pensionistëve, studentëve dhe sektorëve të punë etj.

Po ashtu, Kurti ka përmendur dhe vizitat e tij të bëra jashtë shtetit të cilat sipas tij ndikojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Kujtojmë, se gjuha serbe në Kosovë është gjuhë zyrtare./Shqip.com