Lajme

Kurti flet për sulmet në veri: Sulme që kanë pasur qëllim të vrasin, ishte sulm terrorist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për sulmet në veriun e vendit drejtuar, Policisë së Kosovës.

Kurti pas homazheve që bëri te busti i “Zahir Pajazitit” në Prishtinë, sulmet ndaj zyrtareve policor i quajti terroriste, dhe sipas tij qëllim kishin të vrasin Policët e Kosovës.

“E kemi dënuar ashpër sulmin, ishte sulm terrorist, pasi me plumba e granta u gjuajtën pjesëtarët e policisë që patën fatin që në vetura e tyre kishte veç dëme materiale”, tha Kurti

Kurti ka deklaruar se ju takon organeve të rëndit që të zbardhin rastin.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës

“Nuk janë sulme mbi policet, sulme që kanë pasur qëllim të vrasin, fatmirësisht nuk kemi pasur dëme në njerëz. Me strukturat ilegale dhe krimin e organizuar nuk do të ketë asnjë gram tolerance”, tha Kurti. 

Zyrtarët Kufitar të Policisë së Kosovës, brenda tri ditëve janë sulmuar katër herë në veriun e vendit.

Për këto sulme kanë reaguar krerët e shtetit, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, Bashkimi Evropian, KFOR e OSBE.

Ditë më parë në një konferencë për media , Policia e Kosovës dhe Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se në veri të vendit prej 13 prillit deri më sot zyrtarë të Policisë së Kosovës janë sulmuar nga grupe kriminale./Shqip.com