Lajme

Kurti flet pas takimit me ambasadorët e QUINT-it

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se sot i njoftoi ambasadorët e QUINT-it për më të rejat e dialogut me Serbinë, “siç është praktikë e zakonshme”.

Pas takimit me ambasadorët e vendeve më të fuqishme në Kosovë, Kurti tregoi në platformën “X” se çfarë iu tha atyre.

“Sot u takova me ambasadorët e akredituar në Kosovës për t’ua ofruar atyre të rejat e fundit mbi dialogun, siç është praktikë e zakonshme. Fillova duke shprehur mirënjohjen për BE-në dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për ta kthyer dialogun në rrugën e duhur pas sulmit terrorist të 24 shtatorit”, shkroi Kurti.

Takimi i sotëm i Kurtit me ambasadorët nisi dhe përfundoi pa shumë zë, ndërsa përfaqësuesit diplomatikë nuk pranuan të flisnin për mediat.

/Shqip.com