Lajme

Kurti flet me Peach: Theksova nevojën për një marrëveshje e cila ka në qendër njohjen reciproke

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka biseduar në telefon me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka treguar se në bisedë është theksuar nevoja për një marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, shkroi Kurti.

Kujtojmë se takimi në mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 18 gusht në Bruksel./Shqip.com