Lajme

Kurti: Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, janë ndër figurat kyçe të organizimit dhe ngritjes së UÇK-së

Me rastin e 24-të vjetorit të rënies së Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, kryeministri i Kosovës ka bërë homazhe pranë shtatorëve të tyre në qytetin e Drenasit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra e kryeministrit.

“Në 24-vjetorin e rënies heroike të Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te shtatorja e tyre në Drenas”, thuhet në njoftim.

Në fjalën e tij, Kurti është shprehur se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, janë ndër figurat kyçe të organizimit dhe ngritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti duke vendosur lule

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, janë ndër figurat kyçe të organizimit dhe ngritjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe si të tillë, bashkërisht, ata janë bërë pjesë e historisë moderne të Kosovës, asaj historie që ata e kanë bërë dje, kurse neve na takon ta kujtojmë e shkruajmë sot, ka theksuar Kurti.

Më 22 shtator 1998, bashkë me luftëtarë të tjerë të UÇK-së, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci u përballën disa orë rresht me njësite të tëra serbe në Gradinë, ku të dy bashkë ranë dëshmorë duke luftuar përballë trupave serbe, ka shtuar më tutje Kurti./Shqip.com