Lajme

Kurti emëron një këshilltare për Çështje të Komuniteteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën e ka emëruar Elizabeth Katherine Gowing si këshilltare politike për Çështjet e Komuniteteve, përcjell Shqip.com.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit të Kosovës përmes një njoftimi për media, ku edhe është treguar biografia e saj.

Elizabeth Growing.

Sipas njoftimit, Gowing ka studiuar në Magdalen College në Oxford dhe ka përfunduar studimet master në Institutin e Arsimit në Universitetin e Londrës.

“Që nga viti 2006, kur është zhvendosur në Kosovë, znj. Gowing është angazhuar në fushat e arsimit, shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, me fokus te komunitetet joshumicë.

Është autore e pesë librave, nga të cilët katër janë për Kosovën dhe Ballkanin. Ka përkthyer edhe dy libra nga shqipja – biografinë e Adem Demaçit, dhe kujtimet e Hasan Prishtinës”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com