Lajme

Kurti emëron Ardita Sinanin si këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka emëruar Ardita Sinanin si këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Në njoftimin nga Qeveria e Kosovës, thuhet se ky është një hap drejtë themelimit të Zyrës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në kuadër të zyrës së kryeministrit e cila do ta koordinoj Sinani.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar znj.Ardita Sinani, Këshilltare Politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ky është hapi i parë drejt themelimit të Zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, zyrë të cilën do ta koordinoj znj.Sinani”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas Qeverisë, kjo zyre do të jetë në funksion të gjendjes së shqiptarëve në këto komuna si dhe ruajtjen dhe shtimin e bashkëpunimit institucional./Shqip.com